Kavajë, kapet i shumëkërkuari për trafik droge
Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e një shumëkërkuari për trafik droge. Sipas burimeve të policisë është arrestuar shtetasi Eduardo Krasniqi 39 vjeç nga Kavaja pasi ishte dënuar me 18 vjet burg nga Gjykata e Shkallës së Parë, në Brindisi të Italisë.
39 -vjeçari akuzohet për veprat penale të "Trafikimit të lëndëve narkotike, në bashkëpunim" dhe "Krijim dhe drejtim të organizatës kriminale".
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë u realizua ekzekutimi i vendimit të autoriteteve të zbatimit të Ligjit Italian, si dhe urdhëri i ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ndërkohë që shtetasi do të dërgohet për në vendin e vuatjes së dënimit për veprat penale të sipërpërmendura.