E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, shisnin ilaçe pa leje, ndalohen 3 farmacistë

Sektrori kundër krimit ekonomik në drejtorinë e policisë së Elbasanit ka bërë të mundur ndalimin e tre farmacistë për shitje të ilaçeve të pakontrolluara.
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit me inicialet A.F 47 vjeç, K.B 50 vjeç dhe A.D 32 vjeç pasi këta persona tregtonin ilaçe pa etiketën përkatëse.
Gjithashtu gjatë kontrollit në farmaci policia ka bërë të mundur edhe bllokimin e 80 lloje ilaçesh të cilat ishin pa etiketën e lejes së ministrisë së shëndetësisë.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›