E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, rreh ish-gruan, arrestohet

Autori i Lajmit: red.
Ishin divorcuar prej disa kohësh, por grindjet mes tyre nuk kishin marrë ende udhën e zgjidhjes. Ish-bashkëshorti jo vetëm që nuk e linte të qetë në jetën e saj ish-gruan, por e rrihte vazhdimisht, sa herë që e shihte në rrugë apo ambiente të tjera. Dhuna ndaj grave, ka çuar në pranga një burrë nga qyteti i Kavajës. Burime nga policia bënë të ditur se Rifat Musta, 45 vjeç, u arrestua pasi theu vendimin e gjykatës, i cili nuk e lejonte të takonte ish-gruan e tij. Nga burimet e policisë është mësuar se çifti ishte ndarë pak kohë më parë pikërisht për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj gruas së tij, për shkaqe të ndryshme, veçanërisht xhelozie. Kjo ka qenë arsyeja që gruaja kishte vendosur të ndahej dhe më pas të denonconte burrin e saj në polici për dhunë. Por, kundër vendimit, 45-vjeçari, e ka qëlluar ish-gruan, e cila më pas e ka përsëritur denoncimin në polici.

Ky lajm është publikuar: 23/12/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›