Lushnjë, emigranti aksidenton kalimtarin
Autori i Lajmit: red.
Aksident me pasojë plagosjen rëndë të një personi ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin rrugor kombëtar Fier-Lushnjë, në aksin e ri të autostradës. Burime nga policia lokale bënë të ditur se, rreth orës 19.00, një automjet me targa greke ka qenë duke udhëtuar kur, pa pritur, ka goditur 55-vjeçarin Vasil Lika, banor i fshatit Lumth të komunës Gorre në Lushnjë. Sipas të njëjtave burime, drejtuesi i mjetit me targa greke ka ndaluar pak çaste për të parë se çfarë kishte ndodhur e më pas është larguar nga vendi i ngjarjes, duke e lënë 55-vjeçarin në mes të rrugës. Emigranti që udhëtonte me automjet me targa greke ka pasur në automjetin e tij edhe vajzën 3-vjeçare, bënë të ditur burimet zyrtare të policisë në Lushnjë. Ata pohuan se 55-vjeçari i aksidentuar është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës e më pas për ndihmë të specializuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por mjekët thanë se gjendja e tij ishte kritike. Policia tha se është vënë në kërkim të drejtuesit të automjetit që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008