Morën peng shqiptaro-amerikanin, dy në pranga
Autori i Lajmit: red.
Dy të kërkuar për pengmarrjen e një shqiptaro-amerikani, së bashku me bashkëshorten e tij, në maj të këtij viti, janë vënë në pranga gjatë mbrëmjes së djeshme. Burime zyrtare nga Policia e Tiranës, bënë të ditur dje, se ka vënë në pranga dy të rinjtë, Gentian Luga, 23 vjeç dhe Bilbil Krasniqi, 32 vjeç, të dy nga Tirana, janë arrestuar për ngjarjen e 6 majit të ndodhur në malin e Dajtit në periferi të kryeqytetit, kur është marrë peng Egland Muka. Arrestimi i tyre është realizuar në bazë të urdhrit të Prokurorisë së kryeqytetit, për ekzekutimin e vendimit penal të datës 29 maj 2008, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale të “heqjes së paligjshme të lirisë”.
Arrestimi
Zbardhja e plotë e mbajtjes peng dhe grabitja e një shqiptaro-amerikani, ka çuar në arrestimin e dy të rinjve nga policia e kryeqytetit. Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë të ditur se janë vënë në pranga dy të rinj, Gentian Luga, 23 vjeç dhe Bilbil Krasniqi, 32 vjeç, të dy nga Tirana, për ngjarjen e 6 majit, të ndodhur në malin e Dajtit, në periferi të kryeqytetit, kur është marrë peng Egland Muka. Sipas të njëjtave burime, mësohet se pak muaj më parë ishte vënë në pranga dhe autori i tretë i dyshuar, Ilir Dajti, 24 vjeç, banues në lagjen periferike të Tufinës, në verilindje të Tiranës. Ndërkohë që dy bashkëpunëtorët e tij, ishin shpallur në kërkim dhe janë arrestuar vetëm gjatë dy ditëve më pare, kur agjentët e Sektorit të Operacioneve Speciale, në bashkëpunim dhe me Komisariatin 4, kanë bërë arrestimin dy të tjerëve, që në datën 29 maj, Gjykata e Tiranës, u kishte dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Pengmarrja
Grabitja ndaj shqiptaro-amerikanit kur ai ishte bashkë me gruan e tij, ndodhi mesnatën e 5 majit, duke u gdhirë data 6 maj e këtij viti, kur Egland Muka sapo kishte përfunduar së ngrëni një darkë. Burimet nga policia pohuan se bashkëshortët kanë marrë mjetin dhe më pas kanë ecur për rreth 200 metra nga lokali ku kishin darkuar. Ata kanë ndaluar makinën në anë të karanxhatës. Menjëherë sapo emigranti shqiptaro-amerikan ka ndaluar mjetin e tij fuoristradë “Mercedez-Benz” ML, tre persona me armë dhe me maska në kokë, kanë dalë dhe i kanë vënë armët në kokë çiftit që udhëtonte me mjetin me targa CKA 126 Florida. Sipas policies, çifti është detyruar të kalojë në bagazh, ndërsa të tre personat kanë hipur në makinë dhe kanë udhëtuar duke ikur prej rrugës kryesore. Gjatë këtij veprimi, drejtuesi i mjetit ka rrezikuar në një pjesë të rrugës për të dalë prej saj me makinën e emigrantit. Në këtë moment një prej grabitësve i ka folur në emër drejtuesit të mjetit për të bërë kujdes. Po kështu edhe gjatë rrugës dyshuarit kanë biseduar mes tyre duke artikuluar emrat e secilit. Këto janë regjistruar nga emigranti Muka dhe gruaja e tij dhe i janë referuar policisë pak kohë pas ngjarjes. Pasi kanë mbërritur në një distancë rreth 300 metra nga rruga, të dyshuarit kanë zbritur çiftin, duke i detyruar të qëndronin larg aksit kryesor. Mjeti është braktisur dy ditë më vonë në fshatin Zall-Herr të Tiranës, ku edhe është gjetur e verifikuar nga policia. Gjatë këqyrjes, hetuesit kanë gjetur gjurmë dhe prova të tjera të vlefshme, që sipas burimeve, mund të shërbejnë në dokumentimin e ngjarjes së muajit të kaluar në kryeqytet.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008