Pranga 21-vjeçarit të shpallur në kërkim
Autori i Lajmit: red.
Ka përfundur në pranga dje një 21-vjeçar i shpallur në kërkim. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se është vënë në pranga një të ri, pasi është vënë nën hetim për dy akuza. Sipas të njëjtave burime, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kryen ekzekutimin e urdhrit të ndalimit të Prokurorisë në ngarkim të të shpallurit në kërkim, Elton Tahir Bajraktari, 21 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Burimet pohuan se arrestimi i tij është bërë pasi Prokuroria e Kavajës, me shkresën e datës 10 dhjetor 2008, ka nxjerrë urdhrin e ndalimit, pasi Bajraktari akuzohet të jetë autor i veprës penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”.
Ky lajm është publikuar: 23/12/2008