Kavajë, rrëshqitja e tokes rrezikon banesa të tjera
Ekspertët kanë nisur punën në një sipërfaqe prej 3-4 ha e cila rrezikon të rrëshqasë duke shembur dhe shtëpi të tjera banimi që ndodhen aty.
KAVAJE- Një grup specialistësh të Shërbimit Gjeologjik Kombëtar kanë mbërritur sot në fshatin Bago të komunës Synej në rrethin e Kavajës. Një ditë më parë në këtë zonë si pasojë e rrëshqitjes masive të dherave, u shembën të paktën shtatë shtëpi me 45 banorë. Ekspertët kanë nisur punën në një sipërfaqe prej 3-4 ha e cila rrezikon të rrëshqasë duke shembur dhe shtëpi të tjera banimi që ndodhen aty.
45 banorët tashmë të pastrehë kanë kaluar natën të strehuar tek të afërmit dhe fqinjët e tyre. Ekspertët konsiderojnë të pabanueshme edhe pesë shtëpi të tjera që rrezikohen nga shembja dhe familjet e tyre janë urdhëruar të evakuohen e të braksinin banesat.
Një komision i ngritur nga Këshilli i Qarkut vazhdon punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara mëngjesin e së shtunës pas rrëshqitjes së dherave prej 30-40 metra, në një nga kodrat ku shtrihet fshati Bago, 5 km në perëndim të qytetit të Kavajës.
Baneset e dëmtuara janë të anëtarë të fisit Gjeçi. Strukturat e Ministrisë së Brendshme, emergjncave civile, prefektura dhe këshilli i qarkut si dhe deputetët e zonës kanë qenë dje në vendngjarje për të verifikuar situatën dhe për të ofruar ndihmën e tyre për banorët që humbën banesat e tyre.
(s.g/BalkanWeb)