Peqin, aksidentohen rëndë babë e bir

Babë e bir mbetën të plagosur rëndë mbrëmjen e kaluar, kur automjeti me të cilin ata udhëtonin u përplas me një mjet tjetër në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Burime të policisë lokale thanë sot se "42 vjeçari Dervish Hoxha dhe djali i tij i mitur, 13 vjeç, udhëtonin me automjetin tipit Ford me targë PE 2021 A, kur u përplasën në fshatin Lolaj me mjetin Benz me targë DU 6765 D, që drejtohej nga Florian Hasanlliu".Si pasojë, 42 vjeçari që drejtonte automjetin Ford dhe djali i tij i mitur u plagosën rëndë dhe aktualisht ndodhen në gjendje kritike për jetën në spitalin e Elbasanit. Nga hetimet rezulton se shkak i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara, me të cilën qarkullonte drejtuesi i mjetit tip Benz, tashmë i shoqëruar në komisariatin e Elbasanit.