E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD braktis KRRT-në, ngecin 30 leje

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike në Këshillin e Rregullimit të
Territorit, Tiranë, kanë vendosur të braktisin mbledhjen e radhës,
ku planifikohen të miratohen ndër të tjera edhe 30 leje ndërtimi.
Bllokimi i mbledhjes rrezikon t‘i japë një tjetër goditje sektorit të ndërtimit,
i cili aktualisht nuk po kalon situatë pozitive, si pasojë e taksave dhe
krizës financiare. Marin Biçoku, drejtori i politikave në Ministrinë e
Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe anëtar i KRRTsë,
Tiranë tha dje publikisht se "PD nuk do të marrë pjesë në mbledhjen
e miratimit të 30 lejeve të ndërtimit, deri sa Bashkia e Tiranës nuk miraton
planin rregullues të qytetit". Sipas tij, Tiranës i mungon plani rregullues
prej dhjetë vjetësh, edhe pse fondet për hartimin e tij nuk kanë
munguar. Pavarësisht debatit politik, sektorit të ndërtimit i intereson
miratimi në kohë i lejeve të ndërtimit, si dhe plani rregullues i Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›