E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSSH: Pa energji komunat e thella të vendit

Operatori për Sistemin e Shpërndarjes njofton se mungon energjia në disa komuna të thella të vendit, ndërsa janë riparuar avaritë pothuajse në të gjitha zonat e Shqipërisë. 

TIRANE- Operatori për Sistemin e Shpërndarjes njofton se është rikthyer energjia elektrike në pothuajse të gjitha zonat e Shqipërisë, ndërsa vazhdon të mungojë energjia në disa komuna të thella të vendit. OSSH njofton se pa energji janë 4 komuna në Lushnje, gjithashtu Golemi dhe Shkëmbi i Kavajës.Pa energji janë dhe disa zona në veri të vendit, si në Kukës, komunat Bushtricë Kalis, dhe Dogana e Morinës; në Mirditë pa energji janë komunat Golloborda, Lura, Fani dhe Malësia e Lacit. OSSH njofton se pu punon për riparimin e avarive të shkaktuara nga moti I keq me reshje dëbore dhe erë të fortë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›