Kavajë, shpërndahen 30 certifikata pronësie për banesat informate
Agjencia e Legalizimeve ka shpërndarë certifikatat e pronësisë edhe në qytetin e Kavajës. 30 pronarë janë pajisur me tapitë e ndërtimeve, të cilat ishin të paligjshme dhe tashmë janë të legalizuara. I pranishëm në shpërndarjen e tapive ishte i edhe kreu i Aluiznit, Shaban Memia, i cili u shpreh se reforma e ligjërimit të pasurisë së paluajtshme, po implementohet në të gjithë vendin, ndërsa pohoi se informaliteti i ndërtimeve mban peng ekonominë e familjes.
Duke u ndaluar në qytetin e Kavajës, Memia deklaroi se ky qytet ka një reliev gjeografik turistik, ndaj duhet të dalë nga informaliteti, me qëllim hapjen rrugë të zhvillimit. Kreu i Aluiznit, Shaban Memia, tha gjithashtu se procesi i pajisjes me certifikatë pronësie nuk varet nga administrata, por nga qytetarët të cilët duhet të përshpejtojnë për të shlyer në kohë detyrimet financiare. Në nënprefekturën e Kavajës janë deklaruar 1700 objekte informale, të cilat janë në pritje për tu legalizuar. Për 50 për qind të aplikimeve është bërë azhornimi, ndërkohë që janë të gatshme për qytetarët 600 leje legalizimi. Edhe në Durrës janë gati për të afruar certifikatë pronësie për pronarë të objekteve 230 dosje, ndërsa 2340 dosje të tjera presin vetëm kuponin e arkës. Tapitë e para do të shpërndahen për ato objekte në Kënetë të cilat shtrihen në zonën e Co- Planit si dhe disa shtesa pallatesh horizontale e vertikale në qyte. Po ashtu edhe Fushë Kruja sot do të certifikojë nisjen e shpërndarjes së tapive për objektet e ndërtuara në ish zona informale për 35 familje. Dosjet e para mësohet se kanë të bëjnë me objekte ndërtimi që shfrytëzohen si shtëpi banimi dhe fare pak lokale në mesin e tyre. Edhe nënprefektura e Krujës ka ecur me hapa të kënaqshëm në muajt e fundit dhe se ka interesim për të paguar faturën. Fushë- Kruja ka gati 313 dosje dhe nga dita në ditë atom und të kalojnë në hipotekë porsa qytetari të dorëzojë mandatin e pagesës sipas ligjit.