E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, Memia ndan 100 tapitë e para për banesat e legalizuara

Ndahen në Fier 100 tapitë e para për qytetarët, të cilët kishin aplikuar për legalizimin e banesave të tyre. Ka qenë vetë drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI- t, Shaban Memia, ai që ka dhënë nëpërmjet një ceremonie këto tapi e ndërsa e shoqëronin edhe përfaqësuesit vendorë të kësaj zyre si dhe përfaqësues të pushtetit vendor. Duke bërë një rezyme të gjithë procesit të gjatë dhe tepër të vështirë të evidentimit të objekteve pa leje dhe më pas hartimit të dokumentacionit dhe ligjërimin e tyre, Memia ka deklaruara se ky proces është parë shpesh herë si një proces politik por në realitet nuk është kështu. "Nuk është proces politik, por sigurisht që kërkon vullnet politik dhe këto janë dy gjëra të ndryshme", ka deklaruar kreu i ALUIZNI- t. Sipas Memisë, janë miliona dollarë kapital i vdekur të cilat aktualisht nuk janë pjesë e tregut. Me reformat e ndërmarra, sipas tij, do të ligjërohet kapitali dhe aktualisht qeveria shqiptare për hir të së vërtetës ka bërë të mundur një reformë legjitime duke investuar miliona euro në vend. Reforma në fjalë synon të najë përfundimisht Shqipërinë e zhvilluar nga epoka e informalitetit. Në këtë kuadër në qarkun e Fierit janë kryer matjet në terren dhe është bërë azhornimi për 80% të objekteve, të cilat shumë shpejt do të jenë të gatshme për qytetarët, që mund të tërheqin lejet e legalizimit pasi të kenë shlyer detyrimet për objektin sipas ligjit. Kostoja financiare e shërbimit për legalizimin e ndërtimeve pa leje është 4000 lekë. Sipas ligjit, pronari i ndërtimit pa leje që në momentin që i legalizohet banesa ka 3 vjet afat për ta paguar atë. Qeveria ka vendosur edhe kushte lehtësuese për qytetarët, ata që do të paguajnë menjëherë me para në dorë vlerën e legalizimit të objektit të tyre do të kenë 20 për qind ulje të vlerës totale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›