E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, sot seanca për tenderat në qytet

Kavajë-Sot pritet të zhillohet seanca gjyqësore për tenderat e zhvilluar në qytet, ku përfaqësuesi i prokurorisë të paraqesë analizën përfundimtare të fakteve dhe të kërkojë dënimin për secilin prej të akuzuarve prej tij. Pesë anëtarët e komisionit dhe përfaqësuesi i një firme akuzohen për pabarazi në zhvillimin e tenderave.

Të pandehur në procesin e tenderave janë Edmond Arkaxhiu, nënkryetar i Bashkisë së Kavajës; Suzana Arkaxhiu, shefe e financës, Kostandin Filja, shef i zyrës së shërbimeve, Elidon Plaku, jurist, si dhe përfaqësuesi i një firme, Emiljan Dajsmajli. Të gjashtë të pandehurit akuzohen për abuzimet me tendera të ndryshëm.

Edmond Arkaxhiu dhe anëtarët e tjerë të komisionit akuzohen për pabarazi në tendera dhe vlerësim me dashje të dokumenteve të falsifikuara. Prokurori ka bërë të ditur se veprimet e kundërligjshme janë bërë nga ky komision për tenderin e mirëmbajtes së varrezave Kavajë, zhvillimin e dekorit dhe vendosjen e sinjalistikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›