E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë, taksistit i grabisin makinën, policia: 3 në kërkim

KAVAJE- Kavajë, grabitet taksisti në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës ku një i ri rreth 24 vjec ka kërkuar shërbimin e një taksie për ta dërguar në qytetin e Durrësit për të marrë të fejuarën dhe një shokun e tij.

Gjatë kthimit për në Kavajë, tre personat i kanë kërkuar taksistit Ibrahim Nikshiqi që t’i conte tek fabrika e letrës.

Në momentin që kanë zbritur grabitësit i kanë kërkuar shoferit t’i ndihmonte për bagazhet. Aq është dashur që tre personat pa përdor dhunë të hipnin menjëherë në taksi dhe të largoheshin nga Kavaja.

Policia e Kavajës pas marrjes së informacionit është vënë në ndjekje të automjetit tip Benz me targë Dr 5128 C si dhe për kapjen e personave, të cilët ende nuk janë identifikuar.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›