E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: 6 ashensorë të rinj në QSUT, investimi 25.6 mln lekë

TIRANE- I ndërtuar që në vitin 1970 spitali i Pediatrisë në QSUT pajiset për herë të parë me ashensorë. 2 ashensorët modernë të instaluar në këtë spital do të përballojnë një fluks prej 600 personash në orë duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin në ambientet e brendshme të këtij spitali, ku deri dje pacientët me barrela transportoheshin ende në krah nga familjarët dhe personeli mjekësor.

“Jemi në finalizimin e projektit tonë për rifreskimin e të gjithë ashensorëve të qendrës spitalore. Pa një sistem ashensorësh lëvizja e pacientëve, e të sëmurëve rëndë, por edhe e familjarëve vështirësohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe jo në pak raste ne kemi pasur vështirësi në dhënien e ndihmës brenda përbrenda spitaleve”, tha ministri.

Sipas ministrit të Shëndetësisë Petrit Vasili investimi në total kap shifrën e 25.6 milion lekë dhe mundëson blerjen dhe instalimin e 6 ashensorëve të rinj, të cilët janë tashmë funksional në disa nga spitalet kryesore të QSUT.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›