PDIU dy poste zv/ministrash në kabinetin qeveritar
TIRANE- Finalizohet marrëveshja mes PD dhe PDIU për përfaqësimin e saj në qeveri. Partia came do të ketë 2 poste zëvendësministrash në kabinetin qeveritar.
Këshilli i Ministrave me propozim të Kryeministrit Berisha kanë emëruar në postin e zv/ministrit të Kulturës Z.Abaz Hado, ndërsa Z. Ardian Tano në postin e zv.ministrit të Arsimit.
Emërimi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e kryeministrisë.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave vendosi: Z. Ardian Tano të emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës. Z. Abaz Hado të emërohet zëvendësministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”, thuhet në njoftim.
Kritiku i artit Abaz Hado është i njohur për publikun edhe si drejtues i emisionit Art Shoping që trasmetohet cdo javë në News24.
(ma.ar/BalkanWeb)