E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kavajë, vritet me armë një 27-vjeçar

Policia lokale bëri të ditur se viktima është shtetasi Ervis Kura, 27-vjeç. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Haxhi Vedeli, 34-vjeç.

Ky shtetas, dyshohet se mbrëmë rreth orës 20.30, në fshatin Gërmej të Komunës Lekaj pas një konflikti për motive të dobta, ka qëlluar me armën e tij të gjuetisë të cilën e posedonte me leje, shtetasin Artur Dalip Kura, 26 vjeç, i cili më pas ka vdekur në Spitalin Rajonal Durrës si pasojë e plagëve të marra.

Nga grupi hetimor u konkludua se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta pas një grindje midis komshijve. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. /Start/

                                                                                             2011-08-23 10:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›