E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët sërish në protestë

Duket se problemi mbetet Kolë Nikolla, ku kompania kërkon përjashtimin e tij nga bisedimet, ndërsa një pjesë e minatorëve kërkojnë praninë e tij në bisedime.

Një ditë më parë, administratori i kompanisë koncesionare ACR-së, Giga Bedineishvili, u dërgoi minatorëve një marrëveshje, por që u hodh poshtë prej tyre, me pretekstin se kërkojnë që të plotësohen të gjitha kërkesat dhe jo një pjesë e tyre.

ACR, në marrëveshjen e nënshkruar nga administratori i saj, i garanton minatorët për rritjen e pagës bruto me 20 për qind, transparencë në realizimin e investimeve si dhe të kushteve të punës.     
                                                       
Minatorët të cilët e ndërprenë grevën e urisë në ditën e 27-të të saj, kërkojnë rritjen e pagës deri në 40 për qind,  përmirësimin e kushteve të punës, uljen e moshës së daljes në pension si dhe largimin e drejtorit të minierës. Ata shprehen të vendosur për të vijuar grevën në rast të mos plotësimi të kërkesave të tyre. /Start/

                                                                                             2011-08-23 12:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›