E Shtunë, 31 Tetor 2026

UISH: Drejt regjistrimit të të gjithë infermierëve

Sipas UISH, rreth 55 % e infermierëve me shkollë të lartë janë të punësuar në institucionet shëndetësore, ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, spitali më i madh i nivelit terciar, nuk ka asnjë infermier pa arsimin përkatës.

UISH po kërkon të shkojë drejt zbatimit të plotë të ligjit, duke bërë që dhe infermierët e mbetur pa regjistruar, 8%, të përfshihen në Regjistrin Elektronik, tha presidenti i këtij urdhri, Sabri Skënderi. 

Ai u ndal tek arsimi i infermierëve, duke theksuar se falë bashkëpunimit të mirë të këtij institucioni me Ministrinë e Shëndetësisë është rritur edhe numri i infermierëve me shkollë të lartë në institucionet shëndetësore, i cili tashmë e kalon masën mbi 55%.

“Nuk kemi asnjë infermier pa arsimin përkatës në QSUT dhe po punojmë së bashku me MSH që dhe në ato institucione shëndetësore periferike, ku ka një numër të kufizuar infermieresh pa arsimin përkatës, t’i arsimojmë e kualifikojmë ose t’i zëvendësojmë me persona të arsimuar”, tha Skënderi. /Start/

                                                                                             2011-08-23 10:25
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›