Vret vjehrrin me thikë, arrestohet dhëndrri me vëllanë e tij

Ngjarja ndodhi në lagjen “10 Korriku” të qytetit të Shkoidrës, ku ka humbur jetën shtetasi Gjon Kodra, 60-vjeç, i cili u qëllua me thikë nga dhëndri i tij, Ded Marku.
Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë përveç Dedës dhe vëllanë e tij Gjovalin Marku, 28-vjeç. Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.
Gjithashtu si pasojë e konfliktit të ndodhur brenda banesës, janë plagosur lehtë me thikë, pa rrezik për jetën shtetasit Gjovalin dhe Prek Marku. Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale, ku në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e ftohtë thikë, me të cilën është kryer krimi.
Materialet në ngarkim të shtetasve Ded Marku dhe Gjovalin Marku, iu kaluan për ndhjkeje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Vrasje me dashje, e kryer në bashkëpunim”» dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armeve të ftohta”. /S.Ll/Start/
2011-08-23 10:25