E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavajë,arratiset nga komisariati 30 vjeçari

Një i shoqëruar në polici është arratisur ditën e sotme nga ambjentet e paraburgimit të komisariatit në qytetin e Kavajës. Sipas informacioneve Edmond Tafariçi 30 vjeç është arratisur nga banjot e këtij komisariati pasi kishte kërkuar leje për të shkuar në tualet. Tafaruci ka qenë i shoqëruar për kanosje me armë por ai është arratisur në momentin e deklarimit të ngjarjes. Policia menjëherë nga rrethuar të gjithë zonën dhe po bën kërkime për kapjen e 30 vjeçarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›