E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili:Sondazhet e Zogby,si të Sharlotës

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili u shpreh në një konferencë për shtyp se LSI-ja ka ndjekur me vëmendje Sharlot-sondazhet e Zogby, të cilat ngjajnë si dy pika uji dhe duke i parë me këtë këndvështrim dhe me këtë humor dashamirës, mendon se prezantimi i radhës pas një muaji të këtyre sondazheve të Zogby-t, apo të Sharlot-sondazheve, do të kishin një vend më të përshtatshëm tashmë në një emision të njohur dhe shumë popullor si "Portokalli". Sipas tij sondazhet e Zogbyt nuk shquhen për seriozitet në sondazhe duke e vënë kështu në dyshim rezultatin e nxjerrë nga kompania amerikane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›