Basha, ftesë OSBE-së, për më shumë vëzhgues për zgjedhjet
Ministri i jashtëm, Lulëzim Basha, ndodhej dje në Helsinki, ku mori pjesë në sesionin e 16-të të takimit të shefave të diplomacive të OSBE-së. Temë diskutimesh ishin propozimet e reja për të ardhmen e sigurisë në Evropë. Ministri Basha mbajti edhe një fjalim në këtë takim, ku shprehu angazhimin e vendit për të pritur sa më shumë vëzhgues të ODHIR-it, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjithashtu, ministri i jashtëm shqiptar paraqiti edhe pikësynimin e vendit, për të marrë kryesinë e radhës të OSBE-së, në vitin 2012....