E Shtunë, 31 Tetor 2026

Analizë/ Starova dhe Bici mbyllin rokadën e pankinave në Superligë

Nga Franc Hoxha

Me emërimin e Sulejman Starovës dhe Vasil Bicit në krye të pankinave të Teutës dhe Shkumbinit, mbyllet edhe cikli i parë i drejtimit të skuadrave në prag të sezonit të ri që pritet të nisë më 19 gusht 2006, edhe pse për datën e tij kanë nisur kundërshtimet e para nga trajneri i Partizanit, Neptun Bajko. Nga 12 ekipe që ka për momentin Superliga (në rast se në mbledhjen e ditës së enjte të Komiteti Ekzekutiv të FSHF-së numri nuk ndryshon), vetëm 2 prej tyre nuk e kanë ndërruar trajnerin: Elbasani ku vazhdon të jetë i konfirmuar Ilir Daja dhe Tirana ku ende është Mirel Josa. Nga 12 trajnerët e Superligës, vetëm 5 prej tyre kanë fituar të paktën një titull kampion: Starova (2), Bajko, Josa, Daja dhe Sejdini nga 1. Dinamo-Shkumbini, rokadë Sejdini-Bici Kështu, Dinamo e cila e përfundoi sezonin paraardhës në vendin e tretë me teknikun lezhjan Vasil Bici, sezonin e ri do ta nisë me Faruk Sejdinin, që përballjen e parë zyrtare me Dinamon e pati të enjtën e kaluar me ndeshjen ndërkombëtare të Kupës UEFA kundër ekipit bullgar CSKA e Sofjes (0-1). Vasil Bici, që nuk pranoi ofertën e presidentit të Dinamos, Besnik Sulaj, për të luajtur rolin e "eminencës gri", në rolin e ndihmësit të Sejdinit te Dinamo, tashmë e ka gjetur ekipin e tij të ri, Shkumbinin ku ka drejtuar më parë Faruk Sejdini, dy herë gjatë sezonit të kaluar: në javët e para dhe në ato të fundit të tij. Në fakt është një ritkhim i Vasil Bicit në një skuadër që e ka drejtuar edhe më parë atë për disa javë në dy sezonet 2002-2003 dhe 2003-2004). Tirana betonon kampionin dhe fituesin e Kupës, Mirel Josën Pankinat e sigurta.Në fakt kjo mund të thuhet vetëm për stolin e Tiranës, ku drejton kampioni i sezonit 2003-2004 dhe fituesi i Kupës së Shqipërisë për edicionin 2005-2006, Mirel Josa. I konfirmuar nga "kuarteti" i donatorëve Papuli, Halili, Ngjela, Nuri, trajneri bardheblu është duke punuar i qetë në përgatitjen e ndeshjes së kthimit të Kupës UEFA kundër ekipit kroat NK Varteks Varazhdin, ku shanset janë të mëdha pas barazimit në Kroaci 1-1. Edhe pse pritet natyrshëm suksesi dhe optimizimi i lojtarëve kryeqytetas është i lartë, dështimi i mundshëm nuk mund të provokojë largimin e Josës. Tirana sezonin e kaluar pati në drejtim tre trajnerë: italianin Leonardo Menekini dhe dy "djem" të saj, Krenar Alimehmetin e Mirel Josën, dhe drejtuesit e saj e dinë mirë se cdo të thotë të ndryshosh apo largosh trajnerin pa motivet dhe arsyet e duhura. Partizani, Bajko rikthim si ushtar në shtëpi Iku Starova një trajner kampion i sezonit 1992-1993, dhe rikthehet Neptun Bajko një kampion i sezonit 1986-1987. Ndërrim trajnerësh. Ritual i zakonshëm në pankinën e kuqe që vetëm 3 sezonet e fundit ka ndërruar shtatë trajnerë, pa përmendur bullgarin Nikolaj Arabov dhe italianin Ticiano Gori. Bajko, si gjithmonë i "sertë" dhe i disiplunuar në fillim, por me fund të hidhur, pas dështimit të javëve të para. Vllaznia, ikën finalisti Dedja, vjen i panjohuri Shulze Edhe te ekipi shkodran i presidentit Valter Fushaj (pas dorëheqjes se Agron Celës), finalist i Kupës së Shqipërisë në edicionin 2005-2006 nuk do të ketë në pankinë trajnerin Hysen Dedja, kampion me Vllazninë në edicionin 1997-1998, por gjermanin Urlih Shulze, ish-trajner i 1. FC Magdeburg, i cili bëhët kështu trajneri i dytë që drejton Vllazninë pas malaziasit Dervish Haxhiosmanovic, kampion me skuadrën shkodrane në sezonin 2000-2001. Shulze, i ndihmuar edhe nga Uliks Kotrri po bën "gjermanizimin" e formacionit shkodran, teksa në plan ka që edhe fazën përgatitore të Vllaznisë ta bëjë në Gjermani. Deri tani vetëm Partizani e kishte kryer atë gjatë verës së vitit 2001 në qytetin e Esenit. Hasan Lika i jep "besën" Besës Presidenti i porsarikthyer i Besës pas sheshimit të grindjeve me Bashkinë e Kavajës, i mirënjohuri Xhat Bizhdili, sezonin e kaluar ua besoi Besën e tij katër trajnerëve: Ilir Duro, Agim Canaj, Ilir Shulku dhe Përparim Daiu (një javë e drejtoi edhe Haki Arkaxhiu) por asnjëri nga këta nuk mundi ta conte Besën në zonën "Europiane", për të cilën Bizhdili kishte kryer investime të mëdha në blerjen e lojtarëve cilësorë si Fortunat, Abudalla, Dragusha, Kraja etj. Trajneri i ri i kavajsve për sezonin 2006-2007 do të jetë ish-trajneri i Teutës dhe Kombëtares U-21, Hasan Lika, që i ndihmuar nga trajneri Përparim Daiu, ka për objektiv minimal pjesëmarrjen në Kupën Intertoto, që do të shënonte edhe një rikthim të Besës të veprimtaritë ndërkombëtare, kur më parë ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në vitet 1971 dhe 1993. Me një formcion miks kombësish: shqiptarë, kosovarë, maqedonas, senegelazë dhe haitianë, trajneri Lika e ka këtë mundësi. Të ringjiturit në elitë Apolonia, Dumitresku nis premierën me humbje Skuadra fierake e porsangjitur në Superligë, nuk do të drejtohet nga vendasi Dhimitër Papuciu, por nga rumuni Silviu Dumitresku, që me kurikulimin e tij ka mundur të bindë presidentin ambicioz Koco Kokëdhima për t'i besuar Apoloninë e tij në sezonin 2006-2007, duke patur si objektiv qëndrimin në Superligë. Apolonia e Dumitreskut, është në letër një Apoloni e "varfër", me shumë pak emra lojtarësh cilësorë dhe me një stol të mjeruar, aq sa vetëm deklaratat entuziaste të trajnerit rumun, të bëjnë optimist për të ardhmen, kur edhe miqësorren e parë Apolonia e humbi 2-1 me Lushnjën që këtë vit do të militojë nnjë kategori më poshtë se fierakët. Canaj, i vetmi optimist i Flamurtarit Trajneri i vlerësuar si më fjalëpakët dhe punëshumët, vlonjati Agim Canaj gjatë karrierës së tij ka provuar disa pankina të ekipeve nga kryeqyteti dhe rrethet, por tani i duhet të drejtojë ekipin e qytetit të tij të lindjes dhe "djepit" të tij si futbollist. Tekniku Canaj, një ish-futbollist i njohur i Flamurtarit në sezonmin 1988-1989, sezonin e kaluar drejtoi në Superligë ekipet e Besës dhe të Skënderbeut. Gjatë karrierës së tij, Canaj ka drejtuar edhe ekipet e Dinamos, Lushnjës, Shkumbinit, por situata në kampin vlonjat është shumë pak me nota optimiste Vazhdimësia e Hysit dhe Ndreut Luftëtari dhe Kastrioti janë dy ekipet që shoqëruan kampionen e Kategorisë së Parë, Flamurtarin dhe nënkampionen Apolonia. Dy pankinat e tyre drejtohen nga Ramadan Ndreu (Kastrioti) dhe Mustafa Hysi (Luftëtari). Për momentin të dy janë të konfirmuar për sezonin e ardhshëm, por askush nuk mund të parashikojë gjatë qëndrimin e tyre, kur ekipet e tyre do të ndeshen me gjigandë të tillë si Tirana, Elbasani, Dinamo e Partizani. Ndërrimet e trajnerëve: 2006-2007 Superliga 1.Elbasani: (Ilir Daja)Ilir Daja 2.Partizani: (Sulejman Starova) Neptun Bajko 3.Tirana: (Mirel Josa), Mirel Josa 4.Besa: (Përparim Daiu) Hasan Lika 5.Dinamo: (Vasil Bici) Faruk Sejdini 6.Vllaznia: (Hysen Dedja) Urlih Shulze (Gjerman) 7.Shkumbini: (Faruk Sejdini) Vasil Bici 8.Teuta: (Alfred Ferko) Sulejman Starova 9.Flamurtari: (Vasil Bici) Agim Canaj 10.Luftetari: (Mustafa Hysi) Mustafa Hysi 11.Apolonia: (Dhimitër Papuciu) Silviu Dumitresku (Rumun) 12.Kastrioti: (Ramadan Ndreu) Ramadan Ndreu * (Në kllapa trajnerët me të cilët ekipet përfunduan sezonin 2005-2006) * * * Trajnerët që kanë drejtuar më shumë se një ekip gjate sezonit 2005-2006 1.Sulejman Demollari (3): Shkumbini, Lushnja, Dinamo 2.Mirel Josa (2): Skenderbeu, Tirana 3.Faruk Sejdini (2): Shkumbini (2), 4.Agim Canaj (2): Besa, Skënderbeu 5.Alfred Ferko (2): Shkumbini, Teuta 6.Vasil Bici : Dinamo(2) * * * Për herë të parë trajner ne Superligë: 1.Urlih Shulze: Vllaznia 2.Silviu Dumitresku: Apolonia 3.Ramadan Ndreu: Kastrioti 4.Mustafa Hysi: Flamurtari

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›