Kazinotë, miratohet projekt/ligji për liberalizimin e licensave
TIRANE- Kazinotë tani mund të hapen në cdo qytet të vendit. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar projekt ligjin e qeverisë për liberalizimin e licencave për këtë lloj biznesi. Ndërsa deri tani kazinotë mund të hapeshin vetëm në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Lezhë në draftin e ri ky kufizim hiqet.
Projektligji i miratuar nga Komisioni i Ekonomisë parashikon gjithashtu që një subjekt nuk mund të marrë më shumë se një licensë.
Kompetencat për dhënien e licensës kalojnë nga Ministria e Ekonomisë në atë të Financave.
Projektligji parashikon edhe ndryshime të tjera. Një prej tyre është moslejimi për të marrë pjesë në lojra fati të personave nën 18 vjec dhe atyre që shkaktojnë probleme në familje.
Drafti i miratuar nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë parashikon edhe disa ndryshime në barrën fiskale për këtë lloj aktiviteti.
Kështu taksa mbi bastet sportive ulet nga 10 në 5% të qarkullimit të parave ndërkohë që janë vendosur kufij të poshtëm në bazë të së cilit nuk mund të paguhen më pak taksa. Ulje me 30% pëson edhe tarifa fikse për cdo pikë basti.
Projketligji parashikon që sëpaku 50% e xhiros duhet të jepet si fitim për lojtarët, ndërkohë që një pjesë e gjobave për të gjitha kategoritë janë rishikuar me tendencë ulje. Në draftin që pritet të kalojë së shpejti për miratim në parlament parashikohet një rritje e kompetencave për Agjensinë e Kontrollit të lojrave të fatit, me qëllim mbikëqyrjen më intensive të këtij biznesi.
(e.n/News24/BalkanWeb)