E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, arrin në 7 numri i viktimave nga A/H1N1

SHKUP- Është shënuar viktima e shtatë nga A/H1N1 në Maqedoni. Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një 25 vjeçar, i cili para një jave ishte shtruar për shërim në Klinikën Infektive.

Sipas të dhënave më të fundit të Institutit për Shëndetësi Publike, gjatë javës së kaluar janë shtruar në spital 140 persona nëpër njësitë infektive të vendit, me simptome të gripit AH1N1, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 pacientë, pjesa më e madhe e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi në gjendje normale po realizohet dhe se janë vaksinuar 1540 persona, prej të cilëve 800 punëtor shëndetësor, ndërsa 740 të tjerë janë qytetarë.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›