E Diel, 1 Nëntor 2026

Kazinotë në Shkozë, ja taksat që duhet të paguajnë

Bashkia e Tiranës ka përzgjedhur territorin e Uzinës së Ndërtimit të Automjeteve (ish/Uzina e Autotraktorëve, Shkozë), si zonën ku do të grupohen të gjithë lojërat e fatit që shtrihen në territorin e kryeqytetit. Për të nxitur zhvendosjen e këtij aktiviteti në zonën e përcaktuar, Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak, për të shqyrtuar në mbledhjen e datës 6 shtator, vendosjen e një takse të përkohshme për lojërat e fatit.
Taksa e përkohshme
Taksës së përkohshme të lojërave të fatit i nënshtrohen të gjithë personat fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj të licencuar për kryerjen e aktivitetit për lojëra fati, në territorin e Bashkisë së Tiranës. Taksa e përkohshme e lojërave të fatit, aplikohet për çdo sallë ku zhvillon veprimtarinë organizatori. Por, në projekt-vendim sanksionohet se për të gjithë subjektet që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (UPNA-ishuzina e AutotraktorëveShkozë), nuk do të aplikohet taksa e përkohshme e lojërave të fatit, thuhet në njoftimin e Bashkisë.
Kazinotë
Aktualisht, sipas Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, në Bashkinë e Tiranës ushtrojnë aktivitet 20 kazino elektronike të licencuara, me 81 salla me kompjuter dhe makina elektronike, 7 subjekte të licencuara për baste sportive, me 801 pika shitjeje si dhe 10 bingo. Vendimi i Bashkisë së Tiranës për grupimin në një zonë periferike të lojërave të fatit, u diktua nga pasoja të rënda shoqërore dhe komunitare që pasojnë këtë aktivitet.
Niveli i taksave
Niveli i taksës së përkohshme të lojërave të fatit aplikohet i diferencuar, sipas ndarjes zonale të hartës së qytetit të Tiranës. Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës deri në datën 31.03.2013 është si më poshtë: për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2; për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2; për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2. Për kazinotë dhe kazinotë elektronike, niveli i taksës pas datës 31.03.2013 është si më poshtë: Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2; për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2; për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;
Rimbursimi
Subjektet e kategorisë së lojërave të fatit, kazino dhe kazino elektronike që zhvendosin aktivitetin e tyre në territorin e Uzinës së Ndërrimit të Automjeteve (UPNA – ish uzina e Autotraktoreve Shkozë),përfitojnë rimbursim të pagesave të kryera të kësaj takse, si më poshtë: Për zhvendosjen brenda datës 31 Dhjetorit 2012, rimbursohen në vlerën 100% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse; Për zhvendosjen brenda datës 31 Mars 2013, rimbursohen në vlerën 50% të pagesës së kryer nga hyrja në fuqi e kësaj takse;

Niveli i taksave
Deri me datë 31.03.2013
1. Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 1.000 lekë/m2;
2. Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 700 lekë/m2;
3. Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 500 lekë/m2;
Pas datës 31.03.2013
1. Për subjektet e zonës A, niveli i taksës është 10.000 lekë/m2;
2. Për subjektet e zonës B, niveli i taksës është 7.000 lekë/m2;
3. Për subjektet e zonës C, niveli i taksës është 5.000 lekë/m2;

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›