E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zenga "kthim" ne Rumani, shkon te Dinamo e Bukureshtit

Arben Shemili
Ish portieri i Interit vazhdon karrieren e tij si trajner neper bote: pas eksperiences se fundit ne Emiratet Arabe, pranon bankinen e skuadres se eliminuar nga Lazio ne paraeliminatoret e Champions Liges. Walter Zenga eshte trajneri i ri i Dinamos se Bukureshtit, kampiones ne fuqi ne Rumani.Lajmi eshte komfirmuar nga vete ish portieri i Interit.Kthehem ne Rumani me te njejtin shpirt me te cilin kam trajnuar jashte ne kampionate si Turqia – ka shpjeguar ish portieri i nacionales Italiane – kam deshiren per ti bere gjerat mire, me entuziazem, passion dhe bindjen per te bere gjera te rendesishme. " Vij ne nje klub qe ka nje emer te madh dhe mund te luftoje per titullin kampion.Do te jemi te impenjuar edhe ne kupen uefa edhe ne kupen e vendit.Nje impenjim ne tre fronte qe do te perballemi me entuziazem. KARRIERA – Zenga, 47 vjec, merr postin e Mircea Rednic, qe ka dhene doreheqjen javen e shkuar pas eleminimit te klubit nga champions liga ne perballjen me Lazion.Zenga kthehet te trajnoje ne Rumani pas eksperiencave ne FC National te Bukureshtit dhe Steaua, me te cilen ka fituar titullin kampion kombetar.Karriera e trajnerit, ish portier i Interit eshte e karakterizuar ne shume eksperienca jashte : para se te shkonte ne Rumani, sapo kishte drejtuar New England Revolution ne Shtetet e Bashkuara, dhe Brera, pastaj eksperienca e lumtur me Crvena Zvezda ( Ylli i kuq ) Beograd.Ne 2006 nje eksperience turke me Gaziantespor, para se te shkonte ne Emiratet Arabe me Al Ain.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›