Del Piero: “Nuk jam part-time”

Nga Juventusi në Kombëtare, Alesandro Del Piero nuk ndihet një kampion "part-time". Dhe kandidon për një vend për takimin e rëndësishëm Itali-Francë. "Jam këtu për të luajtur, kurrë për të qenë një numër. Unë nuk ndihem kurrë vetëm një nga grupi i lojtarëve", - pohoi Del Piero, duke shtuar se ambicie e tij ushqehen me sigurinë për të qenë "i gatshëm fizikisht dhe psikologjikisht". Në lidhje me akuzat e reja që vinë nga ana e kampit francez, "Pinturikio" pohoi: "Italia e ka dëshmuar se nuk ngatërrohet". Del Piero po kalon një formë të kënaqshme me Juven.