Keane shënon në debutim me LA Galaxy

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 17:45
Robbie Keane debutoi me gol për skuadrën e tij të re Los Angeles Galaxy në fitoren 2-0 ndaj San Jose Earthquakes në Home Depot Centre të shtunën.
Reprezentuesi i Republikës së Irlandës, Keane u bë futbollisti më i ri me famë që u transferua në Major League Soccer kur shkëmbeu Tottenhamin për Galaxyn dhe menjëherë tregoi aftësitë e tij duke realizuar pas 21 minutave.
Mike Magee, i cili e zëvendësoi atë 18 minuta para fundit shtoi golin e dytë për liderin e Konferencës perëndimore.