E Shtunë, 31 Tetor 2026

Osvaldo në Romë

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 17:10

Pablo Daniel Osvaldo mund të konsiderohet futbollist i Romës.

E përditshmja katalane Sport, ka njoftuar të dielën se transferimi i 25 vjeçarit nga Espanyol në klubin nga kryeqyteti italian është punë e kryer.

Sipas Sport, Roma ka paguar 15 milionë euro për sulmuesin italo-argjentinas ndërsa Espanyol mund të përfiton edhe 3 milionë euro shtesë nga bonuse të lidhura me paraqitjet e tij në Stadio Olimpico.

Osvaldo është përforcimi më i ri i trajnerit Luis Enrique i cili më herët gjatë kësaj vere solli në klub sulmuesin Bojan Krkic nga Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›