Obama: SHBA, partnere, jo padrone e Evropes
Presidenti amerikan, Barak Obama, thote se Shtetet e Bashkuara duan te jene partnere dhe jo padrone te Evropes. Ne komentet ne qytetin francez te Strasburgut, pas bisedimeve me Presidentin Nikola Sarkozi, z.Obama tha se Shtetet e Bashkuara do te donin qe Evropa te forconte kapacitetin mbrojtes si komponent i nje partneriteti me te forte.
Udheheqesi francez theksoi marredheniet e ngushta mes dy vendeve, duke nenvizuar se ai dhe Presidenti Obama do te takohen perseri ne qershor ne rajonin e Normandise per te shenuar pervjetorin e zbarkimit te trupave aleate atje. Z. Sarkozi vleresoi deklaraten e djeshme te z. Obama dhe homologut te tij rus Dimitri Medvedev mbi planet per rifillimin e bisedimeve per te zgjatur afatin e traktatit qe kufizon armet berthamore me rreze te gjate veprimi.
Obama theksoi nevojen e dialogut me Rusine, por ai perseriti gjithashtu kritikat e tij ndaj ofensives ushtarake ruse ne Gjeorgji vitin e kaluar. Presidenti amerikan u ndal edhe tek rendesia e mbrojtjes se autonomise se te gjitha vendeve evropiane. Por te dy udheheqesit nenvizuan rendesine e masave per te mos lejuar qe Irani te shtjere ne dore arme berthamore dhe per te bindur Korene e Veriut te ndale planet per hedhjen e nje rakete. Obama ndodhet ne Strasburg, per takimin dyditor te NATO-s.