NATO, te festosh 60 vjetorin ne zemer te Evropes
Nga Strasburgu, Ani Ruci
Forumi i rinise "NATO ne vitin 2020. Si do te jete e ardhmja?" i ka paraprire fillimit te punimeve te Samitit te Aleances Atlantike ne Strasburg dhe Kehl, si dhe festimit te 60 vjetorit te krijimit te saj.
Ne hapje te ketij forumi Sekretari i Pergjithshem, Jap de Hoop Scheffer ka pershendetur zgjerimin e NATO-s me dy vendet e reja anetare, Shqiperine dhe Kroacine. "NATO feston 60 vjetorin ne zemer te Evropes. Do te pergezoja me gjithe zemer, miqte tane nga Shqiperia dhe Kroacia. Te dyja vendet i jane bashkuar tanime zyrtarisht NATO-s, qe nuk ka me 26 anetare por 28 dhe ky eshte nje sukses i madh," tha mbreme ne Strasburg, Sekretari i Pergjithshem i Aleances Atlantike. Ai ndau me te rinj dhe te reja nga 60 vende te botes, pjesemarres ne Forum pikepamjet dhe vizionin e tij per NATO-n. Kreu i NATO-s konsideroi si tipare kryesore te nje NATO-je te ardhshme "bashkepunimin me te gjere me institucionet nderkombetare, transformimin e aftesive ushtarake, zgjerimin e Aleances me anetare te rinj dhe partnere nga i gjithe globi".
Ne kete Forum, Jap de Hoop Scheffer, beri edhe prezantimin e idese per nje koncept te ri strategjik te Aleances, si nevoje "per t`iu pershtatur ndryshimeve ne mjedisin e sigurise nderkombetare, qe nga viti 1999". Ai ftoi rinine te marre pjese aktive me idete e saj, ne hartimin e konceptit te ri strategjik te NATO-s, per te mbrojtur vlerat universale "te lirise dhe demokracise", vuri ne dukje Jap de Hoop Scheffer. "Ju jeni brezi qe duhet ta mbaje ndezur flaken e mbrojtjes se ketyre vlerave, sepse ato nuk vijne automatikisht, por duhen mbrojtur cdo dite, cdo ore. Ky eshte mesazhi i NATO-s edhe per 60 vitet e ardhshme," tha ai duke iu drejtuar rinise.
Por, ndersa te Forumi i Rinise duartrokiste kete mesazh, rreth 25 mije police franceze u ndeshen me disa qindra protestues anti-NATO. Demonstruesit thyen dritaret e dyqaneve, shkaterruan automjete dhe ngriten nje barrikade afer qendres se Strasburgut, para se policia t'i largonte. Ata mbanin parulla ku shkruhej "Stop represionit ne Strasburg dhe ne Londer". Policia perdori gaz lotsjelles dhe plumba gome per te shperndare protestuesit, dhe shume prej tyre u arrestuan.
Franca beri te ditur ne fillim te muajit te kaluar, se do te riintegrohej teresisht ne NATO, pas disa dekadash ku kishte marre pjese ne aksione ushtarake te Aleances, por jo ne vendimmarrje. Franca dhe Gjermania jane per here te pare dy vendet aleate, mikpritese te Samitit te NATO-s, qe fillon sot ne Strasburg. Samiti do te filloje me nje darke pune ne Baden Baden, ku do te shkembehen mendime per rolin dhe misionet e NATO-s ne te ardhmen. DW