E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kush jane kundershtaret e samitit te Londres?

Skena te pazakonta ne lagjen e bankave dhe te burses ne Londer. Ne fillim te takimit te G-20-es, kundershtare militante te kapitalizmit zhvilluan perleshje me policine. Shume prej tyre kane edhe halle serioze. Kudo ku mblidhen kryetaret e shteteve dhe te qeverive, jane te pranishem edhe ata- demonstruesit. "Ai qe ben ftese per takimin e nivelit te larte, ai ben ftese edhe per proteste," thote njeri prej tyre. Rastin e takimit te nivelit te larte te G-20-es ne Londer e shfrytezuan rreth 5 mije protestues, per te percjelle mesazhin e tyre. Qe te gjesh se cili eshte pikerisht mesazhi qe percillet, kjo nuk eshte pune e lehte.

"Une dua te demaskoj sistemin bankar si ate qe eshte me te vertete nje genjeshter", - thote nje demonstruese angleze ne Londer. Njesoj si ajo ndiejne shume. Nje pjese e madhe eshte e zemeruar me falimentimin e sistemit financiar boteror. "Ndeshkojini bastisesit" sheh te shkruar ne pllakatet e tyre. Shperblime milionash per menaxheret, bankat e te cileve duhet te shpetohen me parate e taksapaguesve, kjo i nxjerr ne rruge shume vete. Ata jane te zemeruar me kryetaret e shteteve dhe te qeverive dhe menaxhimin prej tyre te krizes. Takimi politik i nivelit te larte eshte per ata simbol i nje rendi boteror kapitalist neoliberal, i cili ka deshtuar ne syte e tyre. Kjo ndjesi i bashkon kundershtaret e globalizimit, qe prej Greenpeace deri te Attac.

"Une jam ketu me nje grup mbrojtesish te ambientit." Kjo grua demonstron per ate qe te mos harrohen mbrojtja e ambientit dhe ndryshimi i klimes. Mbrojtja e klimes, ngrohja globale e tokes i terheq prej vitesh demonstruesit ne takime politike te nivelit te larte. Tani zemerimi te ata eshte vecanerisht i madh: shtetet shpenzojne miliarda, per te shpetuar bankat. Para, qe shtetet nuk i kishin kurre, kur behej fjale per mbrojtjen e ambientit dhe te klimes.

Disa demonstrues nuk jane ne gjendje fare te te thone, se cfare kundershtojne dhe cfare mbeshtesin. Ata thjesht ndihen te dobet, pa ndihme dhe pa ndikim. Ata demonstrojne kunder kesaj ndjenje baze te pafuqise: "Te protestojme eshte e vetmja gje qe mund te bejme ne. Une nuk e di se cfare mund te bej ndryshe. Besoj qe te gjithe ndihen pa pushtet dhe te zemeruar thelle dhe te gjithe kane merak per te ardhmen e femijeve te tyre."

Keshtu qe ka shume grupe te ndryshme, te madhesive te ndryshme, te cilet kundershtojne takimet e nivelit te larte. Pjesen me te madhe te demonstruesve mund t'i gruposh politikisht si Te majte- te Gjelber, aktiviste te Attac-ut, sindikaliste, studente, komuniste. Ata protestojne kunder luftes, shkaterrimit te ambientit dhe kapitalizmit. Secili kunder asaj qe e zemeron me shume. Nje mesazh i perbashket nuk ekziston.

DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›