Keirrison huazohet në Fiorentina

Fiorentina ka bërë të ditur se është duke negociuar me Barcelonën rreth transferimit të sulmuesit brazilian, Keirrison de Souza Carneiro.
Në një komunikatë të publikuar në uebfaqen zyrtare të dielën, klubi toskan ka theksuar se është në prag të arrijë marrëveshje dyvjeçare për huazimin e sulmuesit – i cili ka qenë i huazuar këtë sezon në Benfica – para testit mjekësor të hënën.
Marrëveshja do t’i mundësojë Fiorentinas të blejë Keirrisonin pas dy sezoneve.