Kobiashvili në Hertha Berlin

Hertha Berlin ka transferuar mesfushorin gjeorgjian Levan Kobiashvili nga Schalke, përforcimi i tyre i dytë brenda një jave.
Hertha ka njoftuar se 32-vjeçarit Kobiashvili i është ofruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi për dy vite të tjera nëse ekipi siguron mbijetesën në Bundesligë.
Të enjten, Hertha kishte bërë të ditur transferimin e sulmuesit grek, Theofanis Gekas në formë huazimi nga lideri i Bundesligës, Bayer Leverkusen deri në fund të sezonit.