E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keita transferohet në Dalian Aerbin

Barcelona ka njoftuar të shtunën mbrëma se futbollisti Seydou Keita është larguar nga klubi katalunas. Disa orë më vonë, përfaqësuesi i Malit është transferuar në klubin kinez Dalian Aerbin, me të cilin ka nënshkruar kontratë për dy vjet e gjysmë.

Keita ishte transfer i lirë, por mediat kineze shkruajnë se klubi nga Superliga e këtij vendi do t’ia paguajë 14 milionë euro për sezon, futbollistit defanziv.

“Ne kemi biseduar me Keitan dhe jemi afër konfirmimit. Ne po e presim përgjigjen përfundimtare”, ka konfirmuar pronari i klubit, Zhao Mingyang. Klubi nga Jinzhou Stadium ka njoftuar se futbollisti nga Mali do të arrijë në Kinë më 15 korrik, një ditë pas derbit lokal ndaj Dalian Shide.

Keita i ishte bashkuar Barcelonës në vitin 2008 nga Sevilla për 14 milionë euro, por kishte përfunduar në bankinë në sezonet e fundit, për shkak të konkurrencës së fortë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›