Kejsi Stoner fiton ne Gjermani
Nen rrebeshin e Sashsenring, Pedrosa niset shume shpejt, por rrezohet ne xhiron e peste, duke i dhuruar vendin e pare Stonerit, qe “lundron” i vetem deri ne flamurin me kuadrate. Rosi, autor i nje ringjitjeje te madhe deri ne vendin e dyte, kalon ne krye te boterorit. Pas shpines se tij, Vermulen arrin te duroje sulmet e De Anxhelis, qe e mbyll i katerti. Vendi i peste per Doviciozon. Bien Melandri, Lorenco dhe Eduards. Per australianin kjo fitorja e 100-te per nje australian ne kategorine madhore te boterorit te motorave dhe e para e Ducati ne Sashsenring. Keshtu, Kejsi Stoner celebron nje rezultat mjaft te mire i arritur fale gabimit te Dani Pedrozes. Piloti i Ducati ngjitet dhe ne klasifikimin e pergjithshem, duke marre 167 pike, menjehere pas shpines se spanjollit, i ndalur ne 171 pike. Valentino Rosi po shijon nje vend te dyte te mire, fryt i nje ngjitjeje te madhe nga vendi i shtate dhe i gomave Brigdestone, shume me lart sesa Michelin ne asfaltin e lagur. Me 187 pike, tani “Doktori” kthehet ne krye te boterorit. Gara gjermane ka qene nen diktatin e shiut te shumte, qe e beri asfaltin vertet te rrezikshem. Te shumte pilotet qe perfunduan ne reren anes pistes, duke nisur me Pedrozes, qe ne renie ka marre dhe disa fraktura ne doren e majte dhe shqetesime te tjera ne shpalltullen e majte dhe ne kemben e djathte: per te eshte ne rrezik pjesemarrja ne Cmimin Madh te Laguna Sekes.