Klitcko ruan titujt, mund Toni Tomson
Vladimir Klitcko ka ruajtur titujt boterore ne peshat e renda ne verisonet IBF dhe WBO, duke mundur ne ndeshjen e fundit sfidantin Toni Tomson. Boksieri ukrainas ka mundur me nje KO ne raundin e 11-te amerikanin, duke regjistruar edhe fitoren e tij te 51-te ne karrieren si boksier profesionist, ku ka arritur edhe 3 barazime. Sidoqofte, Vladimir Klicko nuk e ka patur aspak te lehte perballe nje kundershtari te mbyllur si Tompson, i cili ne raundin e trete i shkaktoi edhe nje te care ne vetullen e djathte. Sidoqofte, ukrainasi arriti te gjeje goditjen e duhur vetem ne raundin e 11-te, duke hedhur KO amerikanin, qe kerkonte te pakten ta mbyllte ndeshjen.