Kejsi Stoner shpallet kampion bote
Kejsi Stoner është kampioni i ri i botës në Moto GP. Piloti i Honda triumfoi në Çmimin e Madh të Australisë, duke i bërë vetes dhuratën më të mirë në 26-vjetorin e ditëlindjes së tij. Në cirkutin “Phillip Island”, Stonerit i duhej vetëm vendi i gjashtë në renditje për të siguruar matematikisht titullin, por australiani nuk u mjaftua me kaq. Duke përfituar edhe nga dalja jashtë e rivalit të tij kryesor, Horge Lorenco, ai bëri një garë të shkëlqyer, duke festuar me vendin e parë titullin e dytë kampion në karrierën e tij. Në Çmimin e Madh të Australisë, Stoner la pas shokun e tij të skuadrës Marko Simonçelli, një tjetër protagonist ky i kësaj gare. Piloti italian, i cili është kondicionuar nga agresiviteti e tepruar arriti të mbyllë garën, duke u ngjitur ne podin e fituesve, bashkë me bashkë patriotin e tij Andrea Diviciozo. Ky i fundit plotësoi dominimin e Hondas një këtë garë.
Pesëshja e parë në Çmimin e Madh të Australisë u plotësua nga Daniel Pedroza dhe Kolin Eduards, i cili arriti të pozicionojë Yamaha në një vend nderi në cirkuitin australian. Në garën për klasin Moto2, vendi i parë shkoi për Aleks de Anxhelis, ndërsa në klasin 125ç triumfi ishte i gjithi për pilotin e Aprilias Sandro Korteze.