Kompozitorë pa lekë
Ka ndodhur çudia këtë vit në Festivalin e RTSH-së. Janë përmbysur raportet e kontratës kompozitor-këngëtar. Këngëtarëve nuk iu është dashur të paguajnë 1 milion lekë si çdo vit. Janë kompozitorët që në të shumtë e këtij festivali kanë “gjuajtur” këngëtarët sipas interesit të zërit. Pritshmëria e këngëtarëve konkurrues në këtë edicion për cilësinë e këngëve ka qenë e madhe, por në realitet janë zhgënjyer
Është përmbysur jo vetëm skema e konkurrimit të festivalit të RTSH-së, por edhe kontrata kompozitor-këngëtar. Në qoftë se deri dje ishin këngëtarët ata që vraponin për të gjetur kompozitorin e këngës së tyre, sot është evidentuar e kundërta e dukurisë së mëparshme. Është vetë kompozitori ai që “gjuan” se cili do të jetë këngëtari më i përshtatshëm për interpretimin e kompozimit të tij. Të paktën kështu kanë deklaruar dje një pjesë e mirë e këngëtarëve konkurrentë në festivalin e 47-të të RTSH-së. “Në një festival të këtij lloj karakteri, kompozitorët janë ata të cilët duhet të kërkojnë një këngëtar adekuat, ku sipas tyre, janë të përshtatshmit për të kënduar kompozimin e tyre. Në këtë dukuri përfshihet zakonisht orkestrimi, apo edhe teksti. Në përgjithësi për të funksionuar sa më mirë një festival, apo edhe një këngë e vetme duhet të jetë kompozitori ai që do të kërkojë këngëtarin”, - shprehet këngëtarja nga Kosova, Adelina Thaçi, e cila tregon se kënga e saj vjen si propozim i kompozitorit Alfred Kaçinari. Ai është autori i këngës së saj si në kompozim, tekst, ashtu edhe në orkestrim. “Unë e kam pranuar me kënaqësi, pasi edhe në tre kompozimet e para në bashkëpunim me të unë kam arritur të fitoj tri çmimet e para, dhe kështu unë kam krijuar shumë besim tek ai”, - thotë këngëtarja Thaçi. Në të njëjtin përfundim ka arritur edhe fituesja e edicionit të fundit të “Etheve të së premtes”, Kejsi Tola. Ajo është prezantuar për dy net radhazi në këtë festival nëpërmjet këngës së kompozuar nga dora e Edmond Zhulalit. “Ka qenë vetë kompozitori ai që më ka propozuar bashkëpunimin dhe në këtë mënyrë unë nuk kam paguar asnjë qindarkë”, - shprehet Kejsi. Po të njëjtin fat ndan edhe një tjetër “etheiste” e edicionit të fundit. Dorina Garuci është një tjetër këngëtare, që ka gjetur mundësinë të marrë pjesë në një edicion të tillë sipas krejtësisht gratis. “Nuk kam nënshkruar ndonjë kontratë ekonomike, pasi ka qenë kompozitori Dorian Nini ai që ma ka bërë ftesën”, - pohon këngëtarja, të cilën shorti e përzgjodhi si konkurrenten e hapjes në natën e parë të festivalit. Ndërkohë që vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti, kanë deklaruar se edhe ata janë përfshirë nga fenomeni i përmbysjes së kontratës kompozitor-këngëtar, por me ndryshimin e vetëm se jo gjithçka do të jetë gratis si në rastin e ish-etheisteve. “Ishte kompozitori Josif Minga ai që na propozoi bashkëpunimin, por kontratën ekonomike nuk e kemi nënshkruar ende”, - thotë njëri prej vëllezërve Stefi, duke shtuar se “meqë ka qenë Minga ai që na bëri propozimin, besoj se kostoja do të jetë më e ulët”. Kanë kaluar dy net të konkurrimit, ndërkohë që këngëtarët kanë pasur më shumë mundësi për të konkretizuar një ide më të plotë të cilësisë këngëve pjesëmarrëse. Disa prej tyre janë shprehur se mes “rrudhjes” së prurjeve kishte këngë që linin për të dëshiruar, pasi cilësia e tyre nuk qëndronte në nivelet adapte karshi skenës së fundvitit. “Të them të drejtën gjatë këtij viti kam pritur shumë më tepër, e megjithatë sërish mund të them se këngët pjesëmarrëse janë mirë. Disa këngë duken si të konsumuara, pra janë të strukturuara me motive të ngjashme me këngë të tjera të dëgjuara më parë. Disa kanë qenë shumë të mira, por megjithatë këto kanë qenë zgjedhje të kompozitorit bashkë me këngëtarin”, - pohon këngëtarja Adelina Thaçi, e cila mbrëmë, si nata e dytë, është shoqëruar nga këngëtarja Teuta Kurti, për të cilën ajo tregon se “ishte një kombinim i këndshëm me këngëtaren kosovare, por dua të shtoj se dueti me këtë këngëtare ishte një propozim, dhe nuk isha unë ajo që zgjidhja në këtë rast. Por unë e kam pranuar me shumë kënaqësi, meqë njihemi artistikisht prej kohësh me njëra-tjetrën”. Ndërsa vëllezërit korçarë shprehen më optimistë ndaj këngës së tyre konkurruese, duke i cilësuar prurjet e tjera të festivalit jo shumë cilësore. “Janë rreth shtatë këngë që konsideroj si më të arriturat, por ky është thjesht mendimi im dhe nuk mund ta citoj si një përfundim absolut”, - thotë Stefi Prifti, njëri prej vëllezërve, që janë shoqëruar nga 15-vjeçarja Maria, si e ftuara e mbrëmshme. Stefi deklaron se ajo është e bija e tij dhe të bindur nga pjekuria e saj artistike, ndjehen të sigurt teksa ajo i shoqëron për herë të dytë në një festival, pas atij të edicionit të 44-t.