Keli Bruk pranon të zhvishet për “Playboy”
Aktorja Keli Bruk, rolin e të cilës në filmin “Pirahna 3D” po e presim me padurim, pranoi që të zhvishet për revistën më të njohur për meshkuj “Playboy”. Duke pasur parasysh që trupi deri më tani i ka sjellë popullaritet më të madh se sa aktrimi, edicioni i shtatorit i revistës së “Playboy-t” për SHBA-të, edhe për një kohë do t’i ndihmojë që ta ruajë titullin jozyrtar, të femrës më të bukur në botë. Dhe ajo padyshim nuk e humbet rastin për të përfituar nga çdo lloj mundësie që i paraqitet.
31 Gusht 2010