E Diel, 1 Nëntor 2026

Këlliçi: Licensimi i bankës digjitale, proces që kërkon transparencë të plotë

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, në interpelancën e kërkuar me kryeministrin Edi Rama, ngriti shqetësimin mbi procesin e licensimit të “Jet Bank”.

Ai deklaroi se shqetësimet kryesore lidhen me rrezikun e pastrimit të parave, sigurinë kibernetike dhe stabilitetin financiar të sistemit bankar.

Duke marrë fjalën në seancë plenare të Kuvendit, Këlliçi u shpreh se licensimi i bankës digjitale është një proces që kërkon transparencë të plotë dhe mbikëqyrje të rreptë institucionale.

Këlliçi kërkoi sqarime për verifikimet e aksionarëve dhe burimit të kapitalit, si dhe për garancitë mbi sigurinë e depozitave të qytetarëve.

Ai ngriti gjithashtu pyetje mbi kontrollin institucional dhe ndërkombëtar të procesit të licensimit, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe përputhshmërisë me standardet europiane në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

“Licensimi i një banke nuk është thjesht një procedurë burokratike, por një vendimmarrje me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë financiare të qytetarëve dhe stabilitetin e sistemit bankar”, deklaroi ai.

Deputeti i opozitës ngriti gjithashtu shqetësime mbi rrezikun e pastrimit të parave dhe kërkoi sqarime nga institucionet përgjegjëse për verifikimin e aksionarëve dhe burimit të kapitalit të bankës.

Ai theksoi se Shqipëria ndodhet nën monitorimin e mekanizmave ndërkombëtarë si MONEYVAL dhe se proceset e licensimit financiar duhet të jenë në përputhje me standardet evropiane, në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Këlliçi i kërkoi Kryeministrit dhe institucioneve përkatëse të japin sqarime mbi procesin e licensimit dhe verifikimet e kryera, duke theksuar nevojën për transparencë dhe besim publik në sistemin financiar.

/e.xh/j.p/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›