E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kelmendi: Serbët dhe Kosovarët të barabartë para ligjit

Prishtinë - Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi i ka bërë apel Eulex-it që të zbatojë ligjet që përmban Kushtetuta e Republikës së Kosovës duke trajtuar sit ë barabartë para saj si shqiptarët e Kosovës ashtu edhe minoritarët serb që jetojnë atje. Sipas saj, "I gjithë stafi administrativ i komunitetit serb qoftë ai prokurorial, qoftë gjyqësor, gjithashtu edhe gjyqtarët dhe prokurorët që kanë punuar deri më 17 shkurt 2008, të kthehen në vendet e tyre të punës, të shkëputen nga indoktrinimet që u bëhen atyre nga Beogradi dhe të integrohen nga institucionet e Kosovës. Fundi i fundit, ne jemi treguar shumë më zemërgjerë ndonëse nuk kemi pas kurrfarë mëkati ndaj tyre e jo ata të mos kthehen në institucionet të cilat i mirëpresin".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›