Serbi i paditur nga Haga punonte për CIA-n
Uashington - Jovica Stanishiç, ish-shef i shërbimeve sekrete serbe, i paditur për krime kundër njerëzimit nga Gjykata Penale e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugsllavi (TPI), ka punuar për CIA-n gjatë luftës së Ballkanit, njoftonte sot "Los Angeles Times", citon AFP. Sipas të përditshmes amerikane, Stanishiç, ish-bashkëpunëtor i Sllobodan Millosheviçit, ishte rekrutuar nga një drejtues i CIA-s, Ëilliam Lofgren, kur ky i fundit po përpiqej të gjente agjentë për t'u informuar pas kaosit që pasoi shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Gjatë shumë takimeve në Beograd, Jovica Stanishiç i ka dhënë detaje sekrete mbi funksionimin e regjimit të Millosheviçit. Ai i ka dhënë informacione CIA-s lidhur me vendet ku mbaheshin të burgosur ushtarët e NATO-s dhe e ka ndihmur për të lokalizuar varret e përbashkëta dhe për ngritjen e një rrjeti bazash sekrete në Bosnje, saktëson gazeta.