E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja do të nisë zbatimin e planit gjashtëpikësh

Prishtinë -Plani gjashtë pikësh i propozuar nga sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban ki Moon, do të nisë të zbatohet së shpejti në Kosovë. Diskutimet për këtë çështje do të përfshijnë UNMIK-un, EULEX-in, ICO-n, KFOR-in, OSBE-në dhe qeveritë në Prishtinë dhe Beograd. Në një letër kërkesë të Zyrës qendrore të OKB-së në Neë York, të cilin e ka siguruar KTV-ja, përshkruhet axhenda e zyrtarit të lartë politik, udhëheqës i Deskut të Kosovës, Marco Bianchini, në Prishtinë dhe në Beograd gjatë 4 ditëve.

Në letrën konfidenciale thuhet se temë diskutimi do të jetë zbatimi i planit 6-pikësh, rikonfigurimi i UNMIK-ut dhe roli i tij në raport me aktorët e tjerë ndërkombëtarë. Dokumenti hedh poshtë pohimet e vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës se plani 6-pikësh tashmë ka “vdekur”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›