E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në qershor nis reduktimi i trupave të KFOR-it

Bruksel -Gjatë muajit qeshor do të nisë zvogëlimi i trupave ndërkombëtare në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Politika, e cila citon burime nga selia e NATO-s në Bruksel. Sipas një diplomati, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka bërë të ditur se gjatë muajit qershor do të mblidhen ministrat e Jashtëm të NATO-s, ku pritet të vendosin mbi praninë ndërkombëtare ne Kosovë. “Sigurisht se do të vendosin për praninë e ardhshme simbolike të KFOR-it në Kosovë”-thekson diplomati.

Sipas tij, tërheqja e KFOR-it nuk do të duhej të inkurajonte elementet ekstremiste në veri të Kosovës dhe se EULEX-i, policia lokale dhe FSK-ja do të jenë garanci e mjaftueshme për ruajtjen e qetësisë dhe stabilitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›