E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keltis Kruja, prefekti i ri i Tiranës

 

Juristi Keltis Kruja drejton nga dje Prefekturën e Qarkut të Tiranës, duke zëvendësuar në këtë detyrë Ruzhdi Keçin. Ai u emërua në krye të Prefekturës së Tiranës, më e madhja në shkallë vendi, me propozim të ministrit të Brendshëm dhe vendim të Këshillit të Ministrave. Prefekti i ri, Keltis Kruja, u prezantua sot përpara stafit të këtij institucioni, ku ishin të pranishëm dhe zv.min-istri i Brendshëm, Ferdinand Poni dhe ish-prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, i cili u largua nga kjo detyrë për arsye shëndetësore. Në fjalën e tij Kruja shprehu angazhimin maksimal për të vazhduar të gjithë punën e suksesshme të bërë deri tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›