Keltis Kruja prezantohet si sekretar i PD-së së Tiranë
Strukturat e PD-së
Në mbledhjen e zhvilluar në selinë e Partisë Demokratike me deputetët e Tiranës është bërë prezantimi i prefektit të Tiranës, Keltis Kruja, si sekretar i degës së PD-së së Tiranës. Në këtë post Kruja zëvendëson deputetin Bujar Nishani. Nga mesi i muajit gusht të këtij viti 32-vjeçari Kruja, lindur në Tiranë, është caktuar në postin e prefektit të Tiranës, duke u bërë kështu më i riu në historikun e drejtuesve të qarkut. Prefekti i ri ishte pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike, duke mbajtur në atë kohe postin e sekretarit të përgjithshëm i Forumit Rinor. Keltis Kruja ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës në vitin 2003 dhe vazhdon studimet pasuniversitare për administrim publik pranë Fakultetit të Ekonomisë.