Birra “Norga” fiton betejën e parë me bankën
10/06/2011 Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë hedh poshtë vendimin e përmbarimit për sekuestro
VLORE- Duket se problemi i birrës “Norga”, si dhe aseteve të tjera të kësaj kompanie po nis të zgjidhet. Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, në një vendim të dhënë mëngjesin e të enjtes, ka vendosur që të shfuqizojë vendimin e përmbarimit për të sekuestruar fabrikën dhe rifillimin e punës në të deri në dhënien e vendimit të formës së prerë mbi fatin e kompanisë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.
Vendimi
Kjo gjë është bërë e ditur nga mbrojtësi ligjor i kompanisë “A&B grup”, i cili është shprehur se së shpejti pritet rifillimi i punës në fabrikë, si dhe largimi i policisë, si dhe i rojeve private gjë e cila do të bëj të mundur rifillimin e procesit, i cili ishte ndërprerë në mes menjëherë pas sekuestros. Më pas kur të kenë përfunduar të gjitha shkallët gjyqësore, do të vendoset fati i kompanisë, por deri atëherë, çdo gjë do të vijojë si më parë. Ky vendim është pritur me entuziazëm nga punonjësit e kompanisë, si dhe drejtuesit e saj, të cilët janë shprehur se drejtësia po vihet në vend. Nuk dihet ende se çfarë do të bëhet me panelet komanduese, të cilat do të vendosin në punë fabrikën, të cilat gjenden të sekuestruara nga ana e bankës, por pritet një rikthim i tyre pranë fabrikave, gjë e cila do të bëj të mundur rinisjen e punës. Nga ana e bankës apo e përmbarimit nuk ka dalë ende asnjë deklaratë në lidhje me këtë vendim. Pak ditë më parë përmbarimi Vlorë mori masën e sekuestros për fabrikën e birrës “Norga”, pasi iu detyrohej një shumë të madhe dhe të pashlyer prej kohe një banke në vend. Menjëherë pas këtij vendimi pati protesta të punëtorëve të fabrikës dhe nisjen e një çështjeje gjyqësore nga ana e kompanisë së penalizuar.